Na Kontaktoni     
   
 

Nėnkomisioni “Pėr tė Drejtat e Njeriut” dhe Nėnkomisionit “Pėr Cėshtjet e tė Miturve, Barazisė Gjinore dhe Dhunės nė Familje” zhvillojne njė mbledhje tė pėrbashkėt

Publikuar: 19/11/2014

 E martë 18 Nëntor 2014

Nënkomisioni “Për të Drejtat e Njeriut”

Nënkomisionit “Për Cështjet e të Miturve, Barazisë Gjinore dhe Dhunës në Familje”

Mbledhje e përbashkët

Në rend të ditës:

Shqyrtimi i Raportit të Veçantë të Avokatit të Popullit “Për gjakmarrjen”

Të pranishëm: Vasilika Hysi, Pandeli Majko, Ulsi Manja, Arta Dade, Xhemal Qefalia, Ermonela Felaj, Olta Xhaçka, Klodjana Spahiu

Të ftuar: Igli Totozani- Avokati i Popullit, Lindita Nikolla- Ministrja e Arsimit dhe Sportit,Mentor Kikia- Gazetar, Kujtim Luli- Drejtor i Drejtorisë së Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Besnik Cani- Prokuror, Agim Loci- Drejtor i Institutit Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar, Gjin Marku- Kryetar i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, Arjan Kurti- Nëndrejtor i Drejtorisë së Hetimit të Krimeve, Përfaqësues nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.   

Mbledhja e sotme për nënkomisionin “Për të Drejtat e Njeriut” dhe nënkomisionin “Për Cështjet e të Miturve, Barazisë Gjinore dhe Dhunës në Familje” u zhvillua nën drejtimin e deputetes Vasilika Hysi. Pas një prezantimi hyrës mbi rendin e ditës, fjalën e mori Avokati i Popullit, Igli Totozani. Zoti Totozani u shpreh se fenomenin e gjakmarrjes nuk e vuan vetëm vendi ynë, por edhe vende të tjera të Bashkimit Europian , për shkak të rritjes së numrit të azilkërkuesve. Pasoja regresive që vjen nga ky fenomen është ngujimi i njerëzve pa dallim moshe dhe gjinie, duke u mohuar atyre mjekim, mundësi shkollimi, të drejtë vote etj. Në vitin 2005 Kuvendi ndërmori hartimin e një ligji për formimin e një këshilli koordinues për parandalimin dhe eleminimin e fenomenit të gjakmarrjes, por ky ligj nuk ka qenë efektiv për shkak të mos nxjerrjes së 3 akteve nënligjore të nenit shtatë të tij. Disa nga rekomandimet e bëra nga institucioni i Avokatit të Popullit për kundrejt institucioneve të tjera janë:

-          Ngritje e një grupi ndërinstitucional, propozim i pranuar nga Ministria e Shëndetësisë.

-          Ngritje task force përkundrejt strukturave që nuk veprojnë ndaj gjakmarrjes.

-          Përmirësim i programit mësimor , si dhe trajnimi i mësuesve që operojnë në këto zona.

-          Aplikimi i këtyre familjeve për ndihmë ekonomike.

-          Ofrimi i mundësive mjekësore etj.

Bazuar dhe në disa të dhëna që vijnë nga Policia e Shtetit dhe nga Organizatat Jofitimprurëse, zoti Totozani e vlerësoi fenomenin e gjakmarrjes dhe si një prej problematikave që rrezikon sistemin e liberalizimit të vizave.  

Në mënyrë që të respektohej koha e programuar për këtë nënkomision, kryetarja Hysi u kërkoi të pranishmëve të përqëndroheshin në prezantimin e tyre vetëm në evidentimin e veprimeve që ata kanë ndërmarrë në lidhje me këtë fenomen.

Në diskutimet e bëra rreth fenomenit, deputetët u ndalën në përcaktimin e saktë të familjeve që vërtetë kërcënohen nga ky fenomen. Në lidhje me këtë çëshje, zoti Totozani u shpreh se të gjitha të dhënat janë të paraqitur në raportin e dorëzuar në Kuvend në Maj të këtij viti. Ndërsa deputeti Ulsi Manja dhe ministrja e Marrëdhënieve me Kuvendin, Ermonela Felaj, u shprehën në lidhje me njohjen e qytetarëve me fenomenin e gjakmarrjes aq sa duhet dhe reduktimin e tij nëpërmjet masave ligjore. Ministrja Felaj shtoi gjithashtu se kjo situatë duhet të zgjidhet nga shteti dhe jo nga organizatat.

Në përfundim të diskutimeve, kryetarja Vasilika Hysi deklaroi mbledhjen të mbyllur. 

Çfarë është unevotoj.com?
UneVotoj.com është një bazë të dhënash që mbulon aktivitetin e Kuvendit te Shqipërisë.

 
Çështje që përfshijnë edhe Ty
Lexo ndër debatet parlamentare cështje me interesa të veçanta për Ty.
 
Foto Galeria
foto dites
Shiko fotot më interesante nga punimet në Kuvend.
 
Raporte
Raporti Unƫvotoj pƫr periudhƫn Tetor 2013 - Korrik 2015 (raporti pƫrmbledhƫs)
  Shkarko Raportin
+ Të gjithë Raportet
  Dërgoje me Email   Printoje këtë faqe
  Sponsor