Na Kontaktoni     
   
 

Seancė dėgjimore me organizata tė shoqerisė civile, organizata ndėrkombėtare dhe pėrfaqėsues tė Kėshillit tė Ministrave pėr Kartėn e Shoqerisė Civile,tė depozituar nė Kuvend nga Grupi i Punės pėr Mjedisin Mundėsues pėr Shoqerinė Civile.

Publikuar: 22/10/2014

E mërkurë, 22 Tetor 2014

Nënkomisioni “Për të Drejtat e Njeriut”

Në rend të ditës:

Seancë dëgjimore me organizata të shoqerisë civile, organizata ndërkombëtare dhe përfaqësues të Këshillit të Ministrave për Kartën e Shoqerisë Civile,të depozituar në Kuvend nga Grupi i Punës për Mjedisin Mundësues për Shoqerinë Civile.

 

Pjesëmarrës të seancës dëgjimore për Kartën e Shoqërisë Civile:

·         Grupi i Punës për Mjedisin Mundësues për Shoqërinë Civile

 

-          Oriada Tare, Fondacioni SOROS.

-          Juliana Hoxha, Partners Albania.

-          Florida Kalemi, ADRF.

-          Vjollca Meçaj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

-          Mirela Arqimandriti, Aleanca Gjinore për Zhvillim.

-          Mihallaq Qirjo, REC Albania.

-          Valdet Sala, Eksprete e Shoqërisë Civile.

-          Klotilda Ferhati, Eksperte e Shoqërisë Civile.

-          Ines Xhelili, Rrjeti Shqiptar për Fuqizimin e Grave.

-          Ani Ruci, Shoqata Refleksione.

-          Plejada Gugashi, Olof Palme Center.

-          Ersida Sefa, SOROS.

-          Besa Ombashi, SOROS.

 

·         Këshilli i Ministrave

 

-          Znj. Ermonela Felaj, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

-          Znj. Eralda Cani, Këshilltare e Kryeministrit.

-          Znj. Mirlinda Boshnjaku, Këshilltare e Zv/kryeministrit.

-          Andi Kananaj, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.

-          Dritan Dango, Këshilltar i Ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

-          Merita Xhafaj, Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave Sociale.

-          Etleva Sheshi, Specialiste pranë Drejtorisë së Përfshirjes Sociale.

-          Gentian Elezi, Ministria e Integrimit.

-          Erand Ibrahimi, Ministria e Integrimit.

 

·         Organizatat Ndërkombëtare

-          Elton Lelo, OSBE.

-          Miranda Veliaj, OSBE.

-          Entela Lako, UNDP.

-          Monika Kocaqi, UN Ëomen Albania.

-          Erol Akdag, Delegacioni i BE-së.

-          Tidita Fshazi, Delegacioni i BE-së.

 

·         Trupa Diplomatike

-          Z. Gilles Bauëens, Zv/ambasador i Hollandës.

-          Znj. Egla Mitre, Këshilltare Politike, Ambasada e Hollandës.

 

·         Deputetë

-           Vasilika Hysi

-          Pandeli Majko

-          Eduart Shalsi

-          Xhemal Qefalia

-          Silva Caka

 

Seanca dëgjimore e ditës së sotme pati pjesëmarrje të subjekteve qeveritare, organizatave ndërkombëtare dhe trupave përfaqësues të shoqërisë civile.

Diskutimi i cili nuk zgjati më shumë se një orë, u fokusua në mëshimin më tej të marrëdhënies së qeverisë me shoqërinë civile, për një bashkëpunim sa më të frytshëm e të shëndetshëm.

Fjalën e nisi moderuesja e seancës, znj. Vasilika Hysi, ku ndër të tjera  theksoi propozimin e një rezolute Kuvendit me qëllim jo vetëm përmirësimin e parimeve të këtij bashkëpunimi por gjithashtu, institucionalizimin e tij, nevojë dhe pikë tashmë e parashtruar edhe në raportin e Bashkimit Europian.

Paskëtaj, fjalën e mbajti Juliana Hoxha, përfaqësuese e Partners Albania, ku riktheksoi domosdoshmërinë e dialogut me shoqërinë civile, akt përbërës i axhendës së integrimit.

“Ky dokument i përbashkët, në parim, duhet të mbajë principet kryesore, mekanizmat dhe instrumentat që do të mësonin zbatimin dhe monitorimin e kartës.”, u shpreh znj. Hoxha.

Dialogu vijoi të sillet rëndësisë së rolit të përfshirjes së shoqërisë civile, mbështetjes së nismave të pavarura dhe përmirësimit të kushteve për këtë subjekt jo vetëm të rëndësishëm por të domosdoshëm në mbarëvajten e drejtë të zhvillimit të shoqërisë e shtetit. 

Z. Pandeli Majko mori fjalën duke u shprehur mbi ngaterresën e vazhdueshme që politika bën duke mos e ndarë jo pak herë, mbrojten e demokracisë me ushtrimin e saj. Shoqëria civile përfaqëson konsensus dhe harmoni, u shpreh ai.

“Shoqëria civile është një aset i pazëvendësueshëm. Opinionet e natyrave të ndryshme e bëjnë më të fortë bashkëpunimin. Kam vetëm vlerësime për të bërë e mbi të gjitha, më vjen mirë që 90% e audiencës sot këtu, është gra.”, përfundoi z. Majko.

Më pas, fjala u mor nga z. Gentian Elezi, zv/ministër i Integrimit Europian, i cili u përqëndrua në mënyrë precize në rolin e Ministrisë së Integrimit në raport me një bashkëpunim të këtillë. Në fjalën e tij, ai veçoi rolin e mekanizmave që mundësojnë gjithëpërfshirjen si dhe rolin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian që e bëjnë përfshirjen e grupeve të interesit të jetë një domosdoshmëri dhe jo luks.

Deputeti Shalsi, tërhoqi vëmendjen e mospërfaqësuesisë korrekte të liderëve të organizatave jo qeveritare, duke sjellë shembullin e abuzimit me detyrën prej këtyre subjekteve, për përfitime personale.

Pas kësaj vërejtjeje, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Publikun, znj. Ermonela Felaj, shprehu mirënjohjen dhe dashamirësinë ndaj hartimit të Kartës së të Drejtave të Njeriut dhe u përqëndrua në dy zhvillime kryesore: hartimin e projektligjit për miratim në Kuvend dhe konsultimin publik. Ndër të tjera, përditësimi i ligjeve, u parashtrua si nevojë duke qenë se hartimi i Kartës i është nënshtruar një periudhe të caktuar kohore.

Pas dakordimit të të gjitha subjekteve njëra me tjetrën, brenda linjë së përgjithshme që dialogu pati, seanca u mbyll me vëmendje ndaj krijimit të një grupi pune mbi përditësimin e Kartës dhe propozmin për projektligj Kuvendit.

Znj. Hysi e përfundoi seancën duke kërkuar kontaktet e pjesëmarrësve nga shoqëria civile në mënyrë që kjo e fundit të ketë në dorëzim projektligjin në të njëjtën kohë me kuvendin.

 

 

 

Çfarë është unevotoj.com?
UneVotoj.com është një bazë të dhënash që mbulon aktivitetin e Kuvendit te Shqipërisë.

 
Çështje që përfshijnë edhe Ty
Lexo ndër debatet parlamentare cështje me interesa të veçanta për Ty.
 
Foto Galeria
foto dites
Shiko fotot më interesante nga punimet në Kuvend.
 
Raporte
Raporti Unƫvotoj pƫr periudhƫn Tetor 2013 - Korrik 2015 (raporti pƫrmbledhƫs)
  Shkarko Raportin
+ Të gjithë Raportet
  Dërgoje me Email   Printoje këtë faqe
  Sponsor