Cfare eshte Unevotoj per Pushtetin Vendor?


Si nje librari kombetare informacioni te bazuar ne fakte, baza e te dhenave unevotoj.com do te mbuloje aktivitetin e keshillave bashkiake te 11 bashkive kryesore ne Shqiperi, ne tre kategori baze: informacion biografik, financa dhe aktiviteti bashkiak. Keto te dhena do te analizohen, permblidhen dhe publikohen ne Raporte vjetore, te cilat do te jene prezantohen ne media dhe do te jene ne dispozicion te cdo qytetari.

Qellimi primar i ketij projekti eshte ngushtimi i hendekut mes tranzicionit ne te cilin jemi dhe demokracise se vertete ne shoqerine shqiptare, duke informuar, ndergjegjesuar dhe edukuar qytetaret shqiptare mbi menyren se si funksionon pushteti vendor ne Shqiperi, dhe per rrjedhoje, duke rritur pjesemarrjen qytetare ne politikat publike.

Funksionet e Pushtetit Vendor ne Shqiperi

Qeveria lokale ushtron autoritet me interes publik vendor.

1) Organet e njësive të qeverisjes vendore mund të ndërmarrin nisma me interes publik per permiresimin e kushteve te jeteses ne qytete dhe fshatra.

I. Komunat dhe bashkitë ushtrojnë kane funksione te percaktuara me ligj, ne keto fusha te sherbimeve publike: Infrastrukture, zhvillim ekonomik vendor, rendi dhe mbrojtja civile.

1) Në fushën e infrastrukturës dhe të shërbimeve publike:

a) furnizimi me ujë të pijshëm;
b) funksionimi i sistemit të kanalizimeve të ujërave të bardha, të ujërave të zeza dhe kanaleve mbrojtëse të zonave të banuara;
c) ndërtimi, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e rrugëve me karakter vendor, trotuareve dhe shesheve publike;
ç) ndriçimi i mjediseve publike;
d) funksionimi i transportit publik urban;
dh) administrimi i varrezave dhe garantimi i shërbimit të varrimit;
e) shërbimi i dekorit;
ë) administrimi i parqeve, lulishteve dhe zonave të gjelbëruara publike;
f) grumbullimi, largimi dhe përpunimi i mbeturinave;
g) planifikimi urban, menaxhimi i tokës dhe strehimi sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

2) Shërbimet me karakter social, kulturor e sportiv:

a) Ruajtja dhe zhvillimi i vlerave kulturore dhe historike vendore, organizimi i veprimtarive dhe administrimi i institucioneve përkatëse;
b) organizimi i veprimtarive sportive, çlodhëse e argëtuese dhe administrimi i institucioneve përkatëse;
c) shërbimi social dhe administrimi i institucioneve si çerdhet, azilet, shtëpitë e fëmijëve, etj.

3) Zhvillimi ekonomik vendor:

a) përgatitja e programeve të zhvillimit ekonomik vendor;
b) ngritja dhe funksionimi i tregjeve publike dhe i rrjetit të tregtisë;
c) zhvillimi i biznesit të vogël, si dhe zhvillimi i veprimtarive nxitëse si panaire e reklama në vende publike;
ç) organizimi i shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik vendor si informacioni, struktura dhe infrastruktura e nevojshme;
d) shërbimi veterinar;
dh) ruajtja dhe zhvillimi i pyjeve, kullotave e burimeve natyrore me karakter vendor.

4) Rendi dhe mbrojtja civile:

a) ruajtja e rendit publik për parandalimin e shkeljeve administrative dhe garantimi i zbatimit të akteve të komunës ose bashkisë;
b) mbrojtja civile.

Neni 11

5) Funksionet e përbashkëta te pushtetit qendror dhe lokal:

1. Komuna dhe bashkia kryejnë secilin nga funksionet e mëposhtme, veçmas ose së bashku me pushtetin qendror, në përputhje me afatet e përcaktuara në kreun XI të këtij ligji.
2. Në rastet kur pushteti qendror i kërkon komunës ose bashkisë kryerjen e një funksioni të përbashkët ose arritjen e një standardi kombëtar për realizimin e
këtij funksioni, ai siguron mbështetje të mjaftueshme financiare dhe materiale.
3. Komuna dhe bashkia kryejnë këto funksione të përbashkëta për:

a) arsimin parashkollor dhe parauniversitar;
b) sistemin e shërbimit parësor shëndetësor dhe mbrojtjen e shëndetit publik;
c) kujdesin social, zbutjen e varfërisë dhe garantimin e funksionimit
të institucioneve
përkatëse;
ç) rendin publik dhe mbrojtjen civile;
d) mbrojtjen e mjedisit;
dh) funksione të tjera të përbashkëta, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

KESHILLI KOMUNAL OSE BASHKIAK

Këshilli komunal ose bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca:
a) Miraton statutin e komunës ose të bashkisë, si dhe rregulloren e brendshme të funksionimit të vet.
b) Zgjedh dhe shkarkon kryetarin dhe zëvendëskryetarin e këshillit.
c) Emëron dhe shkarkon sekretarin e këshillit komunal ose bashkiak.
ç) Miraton strukturën organizative dhe rregulloret bazë të administratës së komunës ose të bashkisë, të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të komunës ose të bashkisë, si dhe numrin e personelit të tyre, kërkesat për kualifikimin, pagat dhe mënyrat e shpërblimit të punonjësve dhe të personave të tjerë të zgjedhur ose të emëruar në përputhje me legjislacionin në fuqi.
d) Miraton aktet e themelimit të ndërmarrjeve, shoqërive tregtare, si dhe të personave të tjerë juridikë që krijon vetë ose është bashkëthemelues.
dh) Miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij.
e) Miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve.
ë) Organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm të komunës ose bashkisë.
f) Vendos për taksat e tarifat vendore, si dhe nivelin e tyre.
g) Vendos për marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve.
gj) Vendos për krijimin e institucioneve të përbashkëta me njësi të tjera të qeverisjes vendore, përfshi subjektin e kompetencave të përbashkëta ose me
persona të tretë.
h) Vendos për fillimin e procedurave gjyqësore për çështje të kompetencës së vet.
i) Zgjedh përfaqësuesit e këshillit komunal ose bashkiak në këshillin e qarkut.
j) Vendos për dhënien ose heqjen e mandatit të këshilltarit.
k) Miraton norma, standarde e kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen dhe garantimin e interesit publik.
l) Vendos për simbolet e komunës ose të bashkisë.
ll) Vendos për emërtimin e rrugëve, të shesheve, të territoreve, të institucioneve dhe të objekteve në juridiksionin e komunës ose të bashkisë.
m) Jep tituj nderi dhe stimuj.


KRYETARI I BASHKISE DHE KOMUNES


a) ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të komunës ose bashkisë, me përjashtim të atyre që janë kompetencë vetëm e këshillit përkatës;
b) zbaton aktet e këshillit;
c) merr masa për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve për këshillin komunal ose bashkiak, në përputhje me rendin e ditës të përcaktuar nga këshilli, si dhe për probleme që kërkon ai vetë;
ç) raporton në këshill për gjendjen ekonomiko-financiare të paktën çdo 6 muaj ose më shpesh, sa herë kërkohet nga këshilli;
d) raporton para këshillit sa herë kërkohet prej tij për probleme të tjera që kanë të bëjnë me funksionet e komunës ose të bashkisë;
dh) është anëtar i këshillit të qarkut;
e) emëron dhe shkarkon zëvendëskryetarin/zëvendëskryetarët e komunës ose të bashkisë;
ë) emëron dhe shkarkon drejtuesit e ndërmarrjeve dhe institucioneve në varësi.
f) emëron dhe shkarkon punonjësit e tjerë jodrejtues të strukturave dhe njësive në varësi të komunës ose bashkisë,
g) ushtron të drejtat dhe siguron plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar komunës ose bashkisë si person juridik;
gj) merr masa për kualifikimin dhe trajnimin e personelit të administratës, të institucioneve arsimore, sociale, kulturore e sportive;
h) kthen për rishqyrtim jo më shumë se një herë në këshill vendime, kur vëren se ato cënojnë interesa të bashkësisë.
n) Vendos për rregullat, procedurat dhe mënyrat e realizimit të funksioneve të deleguara, në bazë dhe për zbatim të ligjit me të cilin bëhet ky delegim te komuna ose bashkia.


Unevotoj.com eshte nje projekt i Levizjes MJAFT!