Home  |  Rreth Projektit  |  Te Rejat  |  Ministrite  |  Kontaktoni  | 
Kerko:

Monitorimi i Ministrive është njëra prej iniciativave më të fundit e të guximshme, të ndërmarra prej Lëvizjes MJAFT!. Ky projekt i cili për nga qëllimi e objektivat e tij shkon përkrah vizonit e qëllimeve strategjike të Lëvizjes MJAFT!, financohet dhe mbështetet prej Qendrës Ndërkombëtare Olof Palme (The Olof Palme International Center).


.:: me shume
Ministria e Integrimit ()
Tel: +355 (0)4 228645 Fax: +355 (0)4 256267 web: www.mie.gov.al
Adresa: Rr.\"Lek Dukagjini\", Nr. 3 Kutia Postare Nr. 8302 Tirane, Shqiperi

Ministria e Integrimit Europian ka për mision drejtimin teknik dhe bashkërendimin e procesit te integrimit te Republikës së Shqipërisë ne Bashkimin Europian, nepërmjet përafrimit te legjislacionit vendas me ate te Bashkimit Europian, hartimit te politikave te integrimit, bashkërendimit te ndihmave financiare dhe informimit te publikut për këte proces.

Ministria e Integrimit Europian ushtron këto veprimtari:

Bashkërendon dhe monitoron:
• përgatitjet e institucioneve shqiptare dhe angazhimet e ndërmarra prej tyre, ne kuadër te procesit te Stabilizim-Asociimit;
• punën ndërmjet ministrive të linjës dhe institucioneve te tjera qendrore për hartimin e planeve kombëtare për Partneritetin Europian, me qëllim realizimin e objektivave te përcaktuara ne kuadër te procesit te integrimit europian;
• ecurine e procesit te përafrimit te legjislacionit vendas me ate te Bashkimit Europian, duke mbajtur lidhje te rregullta institucionale me ministrite e linjës dhe institucionet e tjera qendrore. Gjithashtu, ndihmon ministrite e linjës dhe institucionet e tjera qendrore për hartimin e legjislacionit te nevojshëm, me qëllim përmbushjen e
detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshja e Stabilizim-Asociimit;
• ndihmën komunitare për Republikën e Shqipërisë (Programi CARDS, Programi i Fqinjësisë, TAIEX, si dhe programe te tjera ndihme, që mund t’i ofrohen Republikës së Shqipërisë), sipas përparësive te vendit tone, ne kuadër te procesit te integrimit europian. Gjithashtu, MIE ndjek nenshkrimin e marrëveshjeve te ndihmave financiare te Bashkimit Europian për Republikën e Shqipërisë, ne kuadër te ketyre programeve.

Përgatit:
• mekanizmat metodologjikë ne funksion te lehtesimit te zbatimit te reformave sektorale, që rrjedhin nga negociimi dhe zbatimi i marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit;
• harton, ne bashkëpunim me ministrite e linjës dhe institucionet e tjera qendrore, Planin e zbatimit te MSA, si dhe kontrollon zbatimin e këtij plani dhe te programeve te tjera te lidhura me Partneritetin Europian;

Vlerëson:
• përputhshmërine e projektakteve normative te propozuara nga ministrite e linjës dhe institucionet e tjera qendrore me legjislacionin e Bashkimit Europian, te cilat duhet te pasqyrojne ne relacionin shoqërues, shkallën e përafrimit dhe referencat mbi legjislacionin përkates dhe jurisprudencën e Komunitetit Europian;
• Konfirmon përkthimin e dokumentacionit bazë, te nevojshëm për procesin e përafrimit te legjislacionit vendas me ate te Bashkimit Europian;

Merr pjesë:
• ne veprimtarite e grupeve te punes, te ngritura nga institucione te tjera shteterore, për hartimin e programeve te ndryshme për integrimin e Republikës së Shqipërisë ne Bashkimin Europian;
• shkëmben te dhëna dhe organizon takime periodike, ne nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar, ne funksion te procesit te integrimit europian.
• monitoron dhe raporton për zbatimin e rekomandimeve te Komisionit Europian, te dala nga takimet e përbashkëta me Bashkimin Europian, ne nivele te ndryshme;

 



© copyright
'08 UneVotoj