Home  |  Rreth Projektit  |  Te Rejat  |  Ministrite  |  Kontaktoni  | 
Kerko:
Deklarimi i pasurive te zyrtareve me te larte ne ministri
Monitorimi i transparences se informacionit ne ministri
Monitorimi i buxhetit te ministrive
Monitorimi i projektligjeve te pergatitura nga ministrite

Monitorimi i Ministrive është njëra prej iniciativave më të fundit e të guximshme, të ndërmarra prej Lëvizjes MJAFT!. Ky projekt i cili për nga qëllimi e objektivat e tij shkon përkrah vizonit e qëllimeve strategjike të Lëvizjes MJAFT!, financohet dhe mbështetet prej Qendrës Ndërkombëtare Olof Palme (The Olof Palme International Center).


.:: me shume

Monitorimi i Ministrive është njëra prej iniciativave më të fundit e të guximshme, të ndërmarra prej Lëvizjes MJAFT!. Ky projekt i cili për nga qëllimi e objektivat e tij shkon përkrah vizonit e qëllimeve strategjike të Lëvizjes MJAFT!, financohet dhe mbështetet prej Qendrës Ndërkombëtare Olof Palme (The Olof Palme International Center).

Olof Palme, organizatë joqeveritare Suedeze e themeluar prej vitit 1992, me lidhje të forta me Lëvizjen Suedeze Kombëtare të Punës, numëron fusha interesi në procesin e ngritjes, ruajtjes e mbrojtjes se demokracisë, të drejtave të njeriut dhe rezolutës se paqes.

Kultura demokratike është një parakusht për zhvillimin e demokracisë. Në demokracitë e reja, organizimi dhe aktivizimi i shoqërisë civile forcon dhe legjitimon institucionet demokratike duke përhapur dhe propaganduar mënyrën e funksionimit të demokracisë, liritë dhe të drejtat, si edhe duke bërë të njohura detyrimet qytetare të shtetasve dhe shtetit/qeverise se tyre.

Një shoqëri civile aktive dhe demokratike, e mbështetur në nevojat dhe aspiratat e njerëzve, është parakusht thelbësor  për të fiksuar një zhvillim të fortë social e demokratik.

Monitorimi Publik i Ekzekutivit ka për qëllim të promovojë zhvillimin e një shoqërie civile të fortë e demokratike, si edhe të nxisë, rrisë e forcojë pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje.

Qëllimet kryesore të cilat synohen të arrihen prej këtij projekti janë:

Krijimi dhe vazhdimësia e një tradite monitoruese prej publikut, si pjesë e forcimit te kulturës demokratike

  • Mundësimi i qytetarëve shqiptare në angazhimin e procesit qeverisës
  • Rritjen e informimit për politikat, programet, apo/dhe për arritjet e vërteta qeveritare           
  • Rritjen e aksesit në informacionet publike
  • Sigurohen vende takimi për debate publike ne lidhje me ecurinë e politikave qeveritare
  • Forcimin e kapaciteteve të shoqërisë civile në monitorimin e performancës së qeverisë e praktikës së saj.
  • Rritjen e performancës së qeverisë si rrjedhojë e presionit dhe pjesëmarrjes publike të qytetarëve në procesin e monitorimit publik të ekzekutivit, e për rrjedhojë adresimin e nevojave dhe çështjeve reale të qytetarëve.


© copyright
'08 UneVotoj