Rreth Projektit te Monitorimit

Projekti i monitorimit të gjyqësorit, synon vëzhgimin e punës së tre gjykatave të rëndësishme në vend siç janë Gjykata e Apelit në Tiranë, Gjykata e Shkallës së Parë Rrethi Gjyqësor Shkodër dhe Gjykata e Shkallës së Parë Rrethi Gjyqësor Vlorë.

.:: me shume
Partneret
 Rreth Projektit të Monitorimit të Gjykatave

Projekti i monitorimit të gjyqësorit, synon vëzhgimin e punës së tre gjykatave të rëndësishme në vend siç janë Gjykata e Apelit në Tiranë, Gjykata e Shkallës së Parë Rrethi Gjyqësor Shkodër dhe Gjykata e Shkallës së Parë Rrethi Gjyqësor Vlorë.

Fokusi kryesor i monitorimit do të përqendrohet në vëzhgimin dhe denoncimin publik të rasteve të Konfliktit të Interesit.

Kjo do të realizohet përmes monitorimit sistematik të veprimtarisë së gjykatave që janë subjekt vëzhgimi, nga monitoruesit lokal, të cilët do të raportojnë për këtë veprimtari në faqen zyrtare të Programit të Monitorimit të Lëvizjes MJAFT!, www.unevotoj.com.

Instrumentet që do të përdorë Lëvizja MJAFT! për implementimin e suksesshëm të këtij projekti dhe arritjen e objektivit kryesor janë:

• Vëzhgimi i deklarimit të pasurisë së gjykatësve në gjykatat e rretheve Shkodër dhe Vlorë, si dhe gjykatësve të Gjykatës së Apelit në Tiranë.
• Vëzhgimi i marrëdhënieve mes Gjykatësve dhe Partive Politike të përfshirë në një çështje të caktuar për të shmangur ose denoncuar rastet e Konfliktit të Interesit.
• Ofrimi i ndihmës për qytetarët, për të denoncuar publikisht një padrejtësi që kanë hasur nga gjykata.
• Denoncimi publik i rasteve të Konfliktit të Interesit.
Projekti i monitorimit të gjykatave është pjesë e programit të monitorimit të lëvizjes MJAFT!, programi UnëVotoj. Projekti UnëVotoj e nisi punën në janar të vitit 2006 si një përpjekje për të ngushtuar hendekun që ndan politikën me qytetarët, duke u nisur nga besimi që parakusht i politikave të mira është informimi i qytetarëve mbi to dhe angazhimi i tyre në proceset e saj. Ky është modeli i qeverisjes tek i cili Lëvizja MJAFT! beson dhe që qytetarët shqiptarë meritojnë. Pikërisht këtij modeli iu referuam kur nisëm punën për monitorimin e legjislativit. Këtij modeli i qëndruam edhe më pas, kur kulturën e monitorimit e shtrimë më tej me vëzhgimin e pushtetit vendor, pushtetit ekzekutiv dhe së fundmi atij gjyqësor.

Shënim: Ky web-site u bë i mundur falë mbështetjes bujare të popullit Amerikan nëpërmjet Agjencisë Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Përmbajtja e tij është përgjegjësi e Lëvizjes MJAFT! dhe nuk pasqyron detyrimisht pikëpamjet e USAID apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

 




© copyright
'08 UneVotoj